Një 40-vjeçar italian jetoi për 4 muaj me te atin dhe partneren e re të prindit, por më pas kuptoi se bashkëjetesa e detyruar nuk ishte më e qëndrueshme.
Ai u largua nga shtëpia dhe u paraqit para karabinierëve duke u thënë se donte të kthehej në burg, pasi masa e arrestit në shtëpi, i ishte kthyer në makth.
“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.
Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur.
Gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore. Fakti që ai ishte arratisur ishte pa dyshim, por “në rastin konkret”, shkruan gjyqtari hetues, “elementi subjektiv i mashtrimit nuk mund të njihet me siguri të mjaftueshme”.