Është gjetur sot nga Policia e Kosovës 25-vjeçarja Dorentina Gashi-Spahiu, e cila rezultonte e zhdukur që prej 9 nëntorit.
Siç tregon Policia, ajo është gjetur e shoqëruar nga një burrë me të cilin ka qendruar, siç pretendon ajo me dëshirën e saj, që nga data e largimit nga shtëpia e bashkëshortit.
Kujtojmë se 25-vjeçarja është nën e një vajze të vogël.
Njoftimi i policisë
Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor ,pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997 e cila ka qene e raportuar nga familjaret e saje si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022.
Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit.
E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë ,nuk eshët Kanosur as Detyruar nga askush.
Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saje njëvjeçarë.
Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorin e Shtetit.