U kap me mbi 500 mijë euro, Gjykata merr vendimin për Elidon Çelën

October 25, 2022
1 minut lexim

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elidon Çelën.

Më 21 tetor policia kufitare e Durrësit gjeti 522 mijë euro të padeklaruara në tavanin e një autobusi që po vinte nga Bari, Itali.

Sakaq, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit të cilët u arrestuan 4 ditë më parë, janë lënë të lirë.

Ditën e djeshme Çela deklaroi se paratë janë kursime të familjes.

“Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”

Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese. Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.

Kujtojmë që të shtunën, po në portin e Durrësit, u sekuestruan 25 mijë euro, dhe këtë të padeklaruara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi javor/ Një hënë e re e fuqishme, Meri: Kësaj shenje horoskopi i vjen fati

Story i radhës

Teleskop në qendër të Shkupit për të parë eklipsin e diellit

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë