U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet penalisht 30-vjeçari! I sekuestrohen paratë

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në Pikën Kufitare të Kapshticës me një shumë të madhe parash me vete, pa i deklaruar.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet L.S., ka pasur me vete 15 580 euro të cilat nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e 30 vjeçarit – pasagjer në një autobus – banues në Manëz, Durrës, gjetën dhe sekuestruan shumën e parave në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthehet në Los Angeles nga pushimet në Hawaii- Britney Spears fotografohet sërish pa unazën e martesës

Story i radhës

Krasniqi për zv.kryeministrin Bislimi: Besniku është zgjuar edhe kur flen, por është fjetur kur është zgjuar

Të fundit nga