U kap duke vënë baste sportive në lokal, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

1 minut lexim

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka organizuar lojëra fati në mënyrë të kundraligjshme.

“Është goditur 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KRU “Gjakova” njofton se ka ndërprerjeje të ujit në disa fshatra të Gjakovës për shkak të një defektit në një gyp

Story i radhës

​Suedia bëhet me kryeministër të ri

Të fundit nga