Trupat ruse kanë liruar një punonjëse të njohur të kujdesit shëndetësor, e cila përdori një kamerë trupi për të regjistruar punën e saj në Mariupol.
Yuliia Paievska, e njohur në Ukrainë si Taira, kishte arritur t’i transmetonte klipet në shërbimin e lajmeve Associated Press, përcjell “Bota sot”.
Të nesërmen, ajo u kap nga forcat ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lirimin e saj dhe tha se ajo është”tashmë në shtëpi”.