U infektua me linë e majmunit, vdes turisti italian

1 minut lexim

Një turist italian ka ndërruar jetë pas infektimit me linë e majmunëve.  Bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili vdiq të djelën,  sipas një njoftimi të ministrisë kubane të shëndetësisë.

Italiani ishte rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kubë.

“Gjendja e këtij pacienti u përkeqësua me shpejtësi dhe që nga 18 gushti ishte në gjendje kritike ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së djelës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Italiani kishte mbërritur në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, shtoi ministria. Ministria përjashtoi, pas analizave, mundësinë që pacienti të kishte edhe patologji të tjera me origjinë infektive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luiza Gega: Ky sukses nisi nga një dështim i madh 12 vite më parë

Story i radhës

Bekim Sali: Nuk largohem, do mbetem ministër i Shëndetësisë

Të fundit nga