Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”. Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.
Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia shprehet se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.
Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.
“I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia.