U hap në mënyrë solemne për vetëm një ditë / Salla Partizani në Karposh ende e mbyllur me dry

September 15, 2024
min lexim

U pre shiriti ku morën pjesë shumë funksionarë shtetërorë në hapjen solemne të sallës “Naum Naumovski – Borçe” ose ndryshe e njohur si “Partizani” në lagjen Karposh. Aktivitete fizike dhe sportive patën disa të rinjë të kësaj komune por që nga ajo ditë, asnjë i ri më nuk arriti ta gëzojë këtë sallë. Që prej asaj dite, sallës i është vendosur dryni, dhe nuk është shfrytëzuar më.

“Ishte data 29 dhjetor 2023, atëditë kur salla sportive “Naum Naumovski – Borçe” ose ndryshe e njohur si “Partizani” u hap në mënyrë solemne nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i komunës së Karposhit. Megjithatë ajo ditë ishte e para dhe e fundit kur kjo sallë ishte funksionale edhe pse paralajmërimet ishin se menjëherë pas festave do të fillojë të funksionojë. Sot e asaj dite, jemi shtator 2024, dhe kjo sallë mbetet edhe më tej e mbyllur”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar i TV21.
Pyetëm komunën e Karposhit se çfarë po ndodhë me sallën, pse e njëjta nuk funksionon?

“Salla sportive Partizan e cila na është dorëzuar për menaxhim, nuk është në funksion për disa arsye. E para sepse ende nuk është lidhur me burim të ngrohjes dhe nuk janë vendosur pajisje për ngrohje, e githashtu nuk është pajisur me rekuizita të nevojshme sportive. Për këtë është informuar Ministria për Sport disa herë, dhe po presim që me ndihmën e tyre të sigurojmë të gjitha këto nevoja që të mundet salla të funksionojë normalisht”, shprehen nga Komuna e Karposhit.
Pyetëm edhe Ministrinë e Sportit. Nga atje thonë se bëhet fjalë për dokumentacion shumë të vëllimshëm.

“Bëhet fjalë për dokumentacion të vëllimshëm e cila po shqyrtohet gjatë mbikqyrjeve, inspektorati është në terren në gjithë territorin e RMV-së pasi është sjelljë vendimi, e pas dokumentimit të plotë të mbikqyrjeve dhe gjendjes së vërtetuar faktike, do të dërgojmë informacione”, thonë nga Ministria e Sportit.

Përndryshe kjo sallë ishte donacion nga qeveria franceze në vitin 1969 pas tërmetit të vitit 1963 që përfshiu Shkupin. Në vitin 2005, nga ndërmarja publike për menaxhim me salla sportive, iu dha nën koncesion për 30 vjet kompanisë “Sengrup”. Por në vend se të shfrytëzohet, ajo u djeg, u mbush me beton dhe mbetje të vëllimshme dhe tërësisht u shkatërrua.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Dorëzimi i Vuçiqit”, Kraki ka një paralajmërim serioz për Kosovën: Kujdes, mund të ketë sulm masiv!

Story i radhës

“Shëndetësia 2030”/ Ministrja Koçiu: Jemi në shërbim të qytetarëve, punojmë me përkushtim dhe devotshmëri

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë