U godit me plumb në kokë, ndërron jetë në spital pas 3 ditësh ish-polici shqiptar

June 11, 2025
1 minut lexim

Pas tre ditësh agonie dhe vuajtje, sot më 11 qershor në spitalin e Padovës ka ndërruar jetë 58-vjeçari shqiptar, Fatos Cenaj, i goditur me disa plumba në kokë të dielën në mëngjes.

Plagët e marra ishin tepër të rënda. Mjekët që e morën nën kujdes menjëherë pas ngjarjes, tentuan gjithçka për ta shpëtuar, por sot u detyruan të deklaronin se ish-polici shqiptar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse. Viktima ndodhej në një tricikël duke shkuar në punë, kur, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, u qëllua me dy plumba pas koke.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës vazhdojnë të hetojnë për zbardhjen e rastit.

Prokurori që ka në dorë dosjen e hetimeve, përveç autopsisë, me shumë mundësi do të kërkojë edhe një ekspertizë balistike për të kuptuar trajektoren e plumbit, nga çfarë distance është qëlluar dhe me çfarë arme.

Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm është se vrasja ka ndodhur në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku të dielën në mëngjes një kalimtar, pa një person të shtrirë në kanal pranë triçiklit të tij dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët ose kishte patur një aksident rrugor.

Kur ekipet mjekësore mbërritën, kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për diçka shumë më serioze. Të gjitha skenarët mbeten të hapura: Nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te një atentat i qëllimshëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Hulumtim: Institucionet maqedonase janë në nivel fillestar për t’u marrë në mënyrë efektive me ndërhyrjet e huaja, deri në pesë sulme të regjistruara çdo vit në nivel të vendit

Të fundit nga

Mexhiti takon Zelenskin: Mbështesim Ukrainën

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se me ftesë të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, po qëndron në Odesa, ku po mbahet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”. “Në këto kohë të vështira për
sqmken
ShkoLartë