u gjeten bishta cigaresh dhe sende gazetarja dyshohet se jane te atentatorev 680a6df8ea480

“U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëv

April 24, 2025
1 minut lexim

Të enjten u njoftua se ekspertët e policisë kanë gjetur disa sende në vendin ku ishin pozicionuar atentatorët që goditën mjetin G-Class, duke lënë katër persona të plagosur.

E ftuar në emisionin People në Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera dhe një bosht metalik i dëmtuar që dyshohet se u përkasin autorëve.

Sipas saj, këto prova janë dërguar në laborator dhe mbetet të shihet nëse do të përputhen me profilet në databazën e policisë.

“Ende nuk ka rezultat për sendet e gjetura në vendngjarje. Ka dyshime se këto sende i përkasin autorëve të atentatit. Ato janë dërguar në laborator dhe mbetet për t’u parë nëse këto të dhëna do të përputhen me persona që janë në databazën e policisë dhe nëse do të përputhen me ndonjë prej profileve të ADN-së të personave të skeduar. Janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera dhe një bosht metalik i dëmtuar. Në vendin ku kanë qëndruar vrasësit janë gjetur këto sende, që grupi hetimor pretendon se do të kenë një vlerë për hetimin dhe mund të çojnë në zbardhjen e profilit të njërit prej atentatorëve. Në çdo ngjarje ka një gabim. Mbetet të pritet një përgjigje nga laboratori, qoftë nga të dhënat e grupit hetimor. Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të itinerarit të motorrit.Itinerari i motorrit është: Arbanë – Vishnje – Picallë – Sauk – Mjull-Bathore – Liqeni i Farkës – Rruga e Agallarëve – dhe më pas vendi i ngjarjes, vendi ku ka ndodhur dhe ku ka goditur. Motori ka bërë atë itinerar ditën e ngjarjes. Gjatë ditëve të tjera, nuk di ta them”, tha gazetarja Topalli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

program trajnimi dhe vend pune ne gjermani 680a6898944dd
Story i mëparshëm

Program trajnimi dhe vend pune në Gjermani

publikohen shpenzimet tremujore te partive politike te perfaqesuara ne kuvend kqz me detaje 680a77544fe16
Story i radhës

Publikohen shpenzimet tremujore të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, KQZ me detaje

Të fundit nga

Aida Doçi ekspozon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja e njohur Aida Doçi gjithmonë gjen kohë për të qëndruar pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo shpërndan momente nga jeta e përditshme dhe karriera artistike. Pak javë më parë, përmes
ShkoLartë