Miqtë e Aaron Carter kanë ngritur dyshimet se këngëtari i njohur është vrarë. Pas nënës së 35-vjeçarit, e cila publikoi foto nga tualeti ku u gjet i vdekur reperi, edhe shokët e tij kanë hedhur dyshimet se ngjarja nuk duhet të hetohet si vetëvrasje.
“Ai ishte paranojak, thoshte se dikush e ndiqte”, shpjegoi Cassidy, i cili ka pasur kontakte të afërta me të ndjerin për 3 vitet e fundit të jetës së tij. “Mënyra se si u gjet trupi i tij gjithashtu më ngriti dyshimet sepse mendova: A ishte paranojak apo jo? Nuk dua t’i drejtoj ndokujt gishtin, por thjesht nuk qëndron.”
Matthews, i cili punonte si menaxher i këngëtarit, gjithashtu pretendoi se Carter i kishte thënë: “Ka njerëz pas meje, kam nevojë për ndihmë. Duhet të iki nga ky qytet”, më pas shtoi: “Ai po përpiqej të largohej, shtëpia e tij ishte nxjerrë në shitje”.
Këngëtari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në nëntor 2022, i rrethuar nga kanaçe me ajër të kompresuar dhe shishe pilulash me recetë.
Shkaku zyrtar i vdekjes së Carter nuk është publikuar ende, megjithatë u përjashtua mundësia e mbytjes, për shkak se nuk iu gjet ujë në mushkëri.
Nëna e Carter shkroi në një postim në Facebook se pretendon që mjekja e cilësoi vdekjen e tij nga “mbidoza aksidentale” për shkak të varësisë së Carter, duke mos e hetuar asnjëherë si skenë të mundshme krimi.
Ajo postoi foto të vaskës së mbushur me ujë të gjelbër dhe veshje të tij të përhapura në dysheme. Gjithashtu argumentoi se mënyra si ishin vendosur peshqirët në dysheme ishte e dyshimtë.
E fejuara e tij, Melanie Martin në janar dorëzoi si provë disa mesazhe të këngëtarit me një person të paidentifikuar. Tregtari i drogës përpiqet t’i shesë atij një substancë të panjohur për 800 dollarë.
Familja dyshon se Carter mund të jetë takuar me tregtarin për të marrë drogën, duke marrë një substancë që i ka shkaktuar vdekjen.
Pavarësisht spekulimeve rreth vdekjes së Carter, Matthews theksoi se kompozitori e donte jetën dhe duke hedhur dyshime se vdekja e tij mund të ketë qenë e qëllimshme.