Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale fotot ku shfaqet krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Krerët e vendeve ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
“New York – Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkroi Rama në Facebook.
Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.