U dorëhoq nga pozita e nënkryetares së LDK- së, deklarohet Shqipe Mjekiqi

Shqipe Mjekiqi Sadiku është deklaruar për herë të parë pasi u dorëheq nga pozita e nënkryetares të LDK-së dhe anëtare e Kryesisë.

“Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, thotë ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm. 

Me respekt,

Shqipe Mjekiqi Sadiku

Story i mëparshëm

Escobar: Marrëveshja Kosovë -Serbi, e mundshme brenda këtij viti

Story i radhës

Mickoski: Nuk duam kryeministër shqiptar, të shkojmë menjëherë në zgjedhje!

Të fundit nga