U dogj në një magazinë elektroshtëpiakesh në Sarandë, ndërroj jetë 57-vjeçari

1 minut lexim

57 vjeçari Ilirian Xhani s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia e rëndë, në pothuajse 70 për qind të trupit.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies mbrëmjen e djeshme në një kabinë ku punonte si roje, u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë.

Ai humbi jetën gjatë rrugës. Trupi i tij ndodhet në Tiranë për ekspertizën mjeko–ligjor.

Ngjarja ndodhi të martë rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e rojes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haxhijaj: Buxheti i KOK-ut po keqpërdorur me projekte të dyshimta, vetëm një faturë është paguar 67,000 euro

Story i radhës

“Të përkëdhelurit” e astrologëve, shenjat e zodiakut më me fat për muajin tetor!

Të fundit nga