Personi në foto është polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj, i cili u dhunua barbarisht ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.
Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Deri në një njoftim nga blutë e Vlorës informacioni ende paraprak. Polici ka marre plagë në kokë dhe në hundë, pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali.
BURIMI: Bota Sot