Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.
Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim.
Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete.
Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim, me masën arrest me burg.
Burimi: botasot.info