Nëntë ndërtesa banimi të dëmtuara nga tërmeti u shkatërruan me eksploziv në qytetin turk Malatya. Mediat vendase kanë publikuar momentin e shembjes së ndërtesave me eksploziv. Sipas mediave mësohet se për shembjen e tyre janë përdorur 1.660 kilogramë eksploziv.
Para kësaj janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Në video shihet sesi ndërtesat, të dëmtuara rëndë dhe të evakuuara pas tërmetit të 6 shkurtit, bien brenda pak sekondash nga shpërthimi.
Ndërtesat binin njëra pas tjetrës, e më pas ngritet një re e madhe tymi.
Ndryshe tërmetet e fuqishme shkatërruan juglindjen e Turqisë në shkurt, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona, derisa dëmi material vlerësohet se kap shumën e mbi 100 miliardë dollarëve.
Burimi: GAZETA.MK