U dëmtuan nga tërmeti shkatërrues në Turqi, momenti kur shemben me shpërthim të kontrolluar nëntë ndërtesa

September 19, 2023
1 minut lexim

Nëntë ndërtesa banimi të dëmtuara nga tërmeti u shkatërruan me eksploziv në qytetin turk Malatya. Mediat vendase kanë publikuar momentin e shembjes së ndërtesave me eksploziv. Sipas mediave mësohet se për shembjen e tyre janë përdorur 1.660 kilogramë eksploziv.

Para kësaj janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Në video shihet sesi ndërtesat, të dëmtuara rëndë dhe të evakuuara pas tërmetit të 6 shkurtit, bien brenda pak sekondash nga shpërthimi.

Ndërtesat binin njëra pas tjetrës, e më pas ngritet një re e madhe tymi.

Ndryshe tërmetet e fuqishme shkatërruan juglindjen e Turqisë në shkurt, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona, derisa dëmi material vlerësohet se kap shumën e mbi 100 miliardë dollarëve.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Luaj me Taksi/ Fëmijët mësojnë mbi mjetet elektrike, vizitojnë taksinë elektrike dhe stacionin e improvizuar në Tiranë

Story i radhës

Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar

Të fundit nga

Vetëm një legjendë e Interit i afrohet

Dezire Doue ka qenë protagonisti absolut i finales të Ligës së Kampioneve, pasi shënoi dy gola dhe asistin për të parin e shënuar nga Hakimi, në suksesin 5-0 ndaj interit. Në paraqitje
sqmken
ShkoLartë