U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë

1 minut lexim

Gjakovë, 12 gusht 2022 – Prokuroria Themelore Gjakovë, ka organizuar takim me rastin e transferimit të prokurorit Nazmi Krasniqi nga Prokuroria Themelore Gjakovë, në Prokurorinë Themelore Prishtinë.

U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Me ketë rast, U.D. Kryeprokurori Gashi ka ndarë mirënjohje dhe ka falënderuar të njëjtin për punën e tij dhe kontributin e dhënë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, po ashtu, prokurorit Krasniqi i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës profesionale.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Makina përplas udhëtarin me biçikletë, burri ndërron jetë në vend

Story i radhës

Tavolina e punës flet shumë për juve

Të fundit nga