U bllokua pas sulmit kibernetik, rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës

1 minut lexim

Sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer në funksion pas gati 24 orësh e bllokuar si pasojë e sulmit kibernetik që goditi vendin tonë një ditë më parë.

Nga ana tjetër, News 24 bën me dije se në pikën kufitare të Qafë-Thanës situate vazhdon të mbetet e njëjtë.

Sistemi TIMS në këtë pikë vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij.

Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

2 Ton paralajmëron këngën e re

Story i radhës

Sot derbi i madh, ballafaqohen Ballkani dhe Drita

Të fundit nga