Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe Selvije Jao u bënë prindër për herë të parë në muajin janar. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roel.
Gjatë një interviste të dhënë për “Mirage”, këngëtari është pyetur nëse kanë plane për një fëmijë të dytë.
Shpati ka thënë se për momentin jo, pasi do përkushtim dhe Selvija lodhet shumë me djalin.
“Jemi në pauzë, sepse fëmija do shumë përkushtim dhe Selvija me të vërtetë lodhet me djalin. Njëkohësisht edhe kënaqemi, shëtisim. Edhe kjo është një ndjenjë e paparë. Një ndjenjë që nuk paguhet me asgjë”, u shpreh këngëtari shumë i emocionuar.