“U bë këngëtare pa fijen e zërit, e para që shkoi në Dubai”, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet Olti Currit

February 27, 2022
1 minut lexim

Deklaratat e opinionistit të njohur nga Shqipëria, Olti Currit, për këngëtaren Fjolla Morina, bënë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve.

Ai ishte pjesë e emisionit “Oxygen Show”, gjersa në hyrje nisi duke thënë se: “Në Bibël e para ishte fjala, kurse tek ne shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë themi se ishte Fjolla Morina”.

Gazetari dhe autori i disa këngëve tutje ka përmendur disa të vërteta, në të cilat po ashtu thotë se e para ishte Fjolla, përkundër se theksoi që u bë këngëtare pa fijen e zërit.

Morina nga ana tjetër ka bërë një reagim në InstaStory ndërsa theksoi se pa të nuk ndez as emisioni.

“Oj zibi pa mu nuk ndez, fort keni qejf me ma xiglu, pa mu nuk ju ndez as emisioni. Shiko merru me ato zibit andej nga Shqipëria se ma keni tesh. Veç je ti se moti i kishe larë specat”, shkroi këngëtarja duke e etiketuar Currin.

Më poshtë ua sjellim deklaratën e Oltit në Oxygen Show:

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte, pe dimë gjithë është një vajzë që kur këndon duket sikur flet në telefon.

Kristofor Kolombo zbuloi Amerikën, Fjolla Dubain, po po ishte e para që shkoi në Dubai, kur shkuan të gjithë ajo sigurisht që nuk shkonte më.

Por megjithatë është ngjitur në skenën e festivalit duke qenë në një rresht me Aurela Gaçen, Irma Libohovën e Ledina Çelon. Kur lexonim në revistat e huaja shembull që këngëtarja seksi… dhe shikonim në foto aty Adriana Limën femër dy metra, shala 1.50 kusur ishte trupi.

Ndërkohë në revistat shqiptare shikonim këngëtarja seksi… hapnim revistën dhe ishte Fjolla, ne e njohim të gjithë Fjollën, Fjolla është e gjatë sa një çadër shiu, por ishte e para që hapej gazeta me këto tituj, ishte e para, para Kardashiankave e këtyre tjerave”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen nën sanksionet e reja të BE-së

Story i radhës

Roma 45 minuta me një lojtar më shumë, fiton në minutën e fundit 

Të fundit nga

ShkoLartë