U arrestua pasi u kap i dehur në timon/ Avokati i Timberlake: Policia ka gabuar

min lexim

Avokati i këngëtarit Justin Timberlake pretendon se ylli i popit nuk ishte i dehur kur u arrestua nga oficerët e policisë muajin e kaluar, shkruan Page Six. Seanca e tij e parë gjyqësore u zhvillua të premten, ku avokati i tij Edward Burke tha se policia bëri një numër të konsiderueshëm gabimesh në këtë rast.

Fakti më i rëndësishëm për të ditur në lidhje me këtë rast është se Justin nuk ishte i dehur dhe nuk duhej të ishte arrestuar”, shtoi avokati.

Duke folur jashtë Gjykatës së Drejtësisë të fshatit Sag Harbor, zoti Burke tha se Timberlake respekton zbatimin e ligjit dhe bashkëpunoi me punonjësit e policisë në çdo kohë.

“Por fakti mbetet, ai nuk ishte i dehur dhe gabuan duke e arrestuar për këtë. Ne kemi besim se kjo akuzë do të shkarkohet” tha avokati.

Timberlake nuk ishte i pranishëm në seancë pasi data u përplas me fillimin e turneut të tij botëror ‘Everything I Thought It Was’, i cili nisi në Tauron Arena në Krakov. Ai do të rikthehet praktikisht në gjykatë muajin e ardhshëm.

Arrestimi ndodhi në Sag Harbor në Hamptons, një destinacion popullor veror për të famshëm në Long Island.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Sulmuesi shqiptar tregon klasin me Spartën e Pragës

Story i radhës

​Qytetarët mbeten në pritje shumë orëshe në kufirin Mali i Zi-Kroaci

Të fundit nga