U arrestua në Gramsh bashkë me dy persona të tjerë, rusja dërgohet në spital! Caktohet një grup për ruajtjen e sigurisë

1 minut lexim

Svetlana Timofeeva, shtetasja ruse e cila u arrestua pak ditë më parë në Uzinën e armëve në Gramsh është dërguar në spital.

Sipas News 24, ajo është nxjerrë ditën e sotme nga qelitë e paraburgimit ku duhet të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve për t’u dërguar në spital.

Ajo ka kërkuar të vijojë të qëndrojë atje edhe për disa ditë të tjera për shkak të problemeve shëndetësore.

Tashmë policia ka ngritur një grup për rujtjen e sigurisë së saj gjatë kohës që do të qëndrojë në spital.

Policia po heton shkaqet e futjes së dy rusëve dhe një të riu ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi, megjithatë i kanë hedhur poshtë akuzat duke u prezantuar si blogerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

9 gjëra thelbësore për ta mbajtur ndezur shkëndijën në marrëdhënien tuaj!

Story i radhës

​BE-ja po rrit prodhimin e energjisë nga era në Baltik

Të fundit nga