U arrestua bashkë me Dumanin, Enrik Hoxhaj pranon të bashkëpunojë me Prokurorinë, ja cilat janë vrasjet që ka dijeni

April 22, 2022
min lexim

Një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan, ka nisur të bashkëpunojë me prokurorët. I arrestuari bashkë me Dumanin, Enrik Hoxhaj, mësohet se ka treguar detaje të ngjarjeve ku ka marrë pjesë. Pas dëshmisë së tij, prokurorët e SPAK kanë tërhequr nga Elbasani dosjet e tri ngjarjeve pa autor të ndodhura në këtë qytet vitet e fundit. Një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, ka nisur bashkëpunimin me prokurorët e SPAK, duke ngjallur shpresën se do të zbardhë serialin e ngjarjeve pa autor në zonën e Elbasanit gjatë viteve të fundit.

Hoxhaj ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë

Nga burimet e medies në Prokurorisë se Enrik  Hoxhaj, mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, ka pranuar të flasë dhe të bashkëpunojë, duke treguar ngjarjet kriminale në të cilat ai ka marrë pjesë. Për shkak edhe të dëshmisë së tij, SPAK ka kërkuar tërheqjen e tri dosjeve penale nga prokuroria e Elbasanit, siç është dosja e vrasjes së Bujar Çelës, vrasjes së Klevis Bahos e plagosjes së vëllait të tij, Sandër Baho si dhe dosjen e përplasjes me armë në zonën e Papërit, ku Nuredin Dumani ra në prite dhe u plagos rëndë.

Ja cilat janë vrasjet që Enrik Hoxhaj ka dijeni

Mësohet se Enrik Hoxhaj, ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK, dhe aktualisht janë marrë të pandehur, Erjon Alibeaj alias Agim Shurbi dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili. Dëshmia e Hoxhaj duket se do ndihmojë shumë prokurorët që të zbërthejnë prapaskenën e krimeve në Elbasan dhe njëherësh të sjellë arrestime të tjera. Hoxhaj mësohet se u ka treguar prokurorëve edhe për bazat e strehimit dhe veprimtarinë e tyre në Kosovës, gjë e cila mund të sjellë në vijim dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës. Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, gjatë kohës kur Dumani ka qenë në kërkim, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të dhe mendohet se e furnizonte atë me informacione apo të dhëna mbi ngjarjet e rënda që ndodhnin në këto kohë në Elbasan. Aktualisht, Henrik Hoxhaj po ndiqet penalisht nga prokuroria e Elbasanit për “vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Për të njëjtat akuza dhe atë të vrasjes me paramendim ndaj Bujar Çelës, momentalisht akuzohet dhe Nuredin Dumani.

Hoxhaj u arrestua në Fier pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit

Pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit, ku ai mbeti i plagosur me plumb në shpatull, Policia e Fierit bashkë me RENEA arrestuan atë. Në momentin e arrestimit të Dumanit, në pranga ra edhe Henkrik Hoxhaj, i cili e ruante atë. Ndërkohë pas arrestimit 40- vjeçari Enkrik Hoxhaj u akuzua për veprën penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ky shtetas dyshohet se ishte bashkë me Nuredin Dumanin gjatë të shtënave me armë në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin e quajtur Papër dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë të njëjta me ato të 39-vjeçarit të përfshirë në një sërë vrasjesh. Nuredin Dumani është një ndër personat më të rrezikshëm në vend, akuzohet për shumë vepra kriminale në zonën e Elbasanit, ku akuzohet për disa vrasje të ndodhura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trupat ruse vazhdojnë të bllokojnë Kharkivin

Story i radhës

​Vizita e Levits, bllokohen disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë