Dy persona të cilët ishin arratisur nga burgu i Shutkës janë kapur në orët e vona në Tetovë.
“Më datë 02.01.2025 rreth orës 02:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Hetimeve dhe SPB Tetovë, në Tetovë kanë privuar nga liria personat E.Z.(24) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe A.O. (24) gjithashtu nga fshati Gërçec i Shkupit, të cilët me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 kërkoheshin me urdhër për arratisje nga Burgu i Shkupit. E.Z. ishte i dënuar me pesë vjet burg për një vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa A.O. me dënim me burg prej tre vjetësh për vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personat do t’i dorëzohen institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.
Burimi: TV KLAN