U arratis nga vendi për t’i shpëtuar burgut, zbulohet destinacioni i Presidentit të Sri Lankës

min lexim

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet për në Singapor, raporton BBC.

Rajapaksa u arratis nga vendi pas protestave masive për krizën ekonomike.

Nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Singapor, apo do e përdorë ai destinacion për të udhëtuar drejt ndodhi shteti tjetër.

Ai ishte zotuar se do të jepte dorëheqjen të mërkurën. Por s’ka dorëzuar një dorëheqje zyrtare nga posti deri tani.

Lideri, i cili si president gëzon imunitet nga ndjekja penale, dyshohet se u largua nga Sri Lanka për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e ardhshme.

Presidenti në detyrë është kryeministri i vendit, Ranil Wickremesinghe, i cili vendosi një shtetrrethim për të dytën ditë rradhazi për të shuar protestën.

Wickremesinghe mori detyrën e Rajapaksa si Presidenti i vendit, pasi ky i fundit u arratis me një avion ushtarak mbrëmjen e së martës, por ky vendimi shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit.

Një person humbi jetën dhe 84 të tjerë u plagosën gjatë protestave të së mërkurës, të cilat u zhvilluan në pikat kryesore të kryeqytetit, Colombo, përfshirë zyrën e kryeministrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Një buqetë këngësh me aromë Shkodre” Këngëtarja Gentjana Tafili publikon albumin e saj të parë!

Story i radhës

Kovaçevski-Fon der Lajen: Është koha për vendime të mençura, gjuha maqedonase dhe identiteti në BE janë të mbrojtura

Të fundit nga