U akuzua Qeveria për lirimin e Pantiqit, Kraki: Jo o debilla, ky është lëshim i sistemit kriminal në drejtësi!

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pasi ish-policit serb Dejan Pantiq, iu ndryshua masa e arrestit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria nuk ka lidhje me lirimin e Pantiqit, por se ky është lëshim i sistemit “kriminal” në drejtësi, i instaluar prej vitesh, përcjell Bota sot.

Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtin sistem që ia kishte zhdukur fletëarrestin kriminelit Milan Radojqiq.

“Dmth edhe lirimin e Pantiqit ia atribuojnë qeverisë.

Jo o debilla, ky është lëshim i sistemit kriminal që është instalu në drejtësi prej vitesh dhe që duhen vite me e çrrënjos.

Qeveria nuk është as prokurori as gjykatë. Ditën kur të ndodhë kjo, na ka hongër dreqi se ajo quhet diktaturë tani.

Personalisht nuk e di a është ide e mirë a jo lirimi i tij, por kjo dëshmon që sistemi që kishte « zhdukur » fletarrestin për Radojqiqin është i njëjti që e liron Pantiqin.

Prokurorët e gjyqtarët milionerë në Kosovën ku lëndët pa fitim presin nga 10 vite me u trajtu”, ka shkruar Nezir Kraki.

Arrestimi i Pantiqit, ishte arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë bllokuan veriun e Kosovës që nga 10 dhjetori./Botasot

Story i mëparshëm

Nuk deklaroi pasurinë, dënohet ministrja në Kosovë

Story i radhës

Ndikimi më i madh që ka fëmijëria në rrugën që duam si të rritur

Të fundit nga