Dje rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në fshatin Beltojë, u regjistrua një askident i trefishtë.
Nga përplasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazez dhe kosovarë mbetën të plagosur 6 persona.Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.
Pas aksidentit. në redaksinë e JOQ mbërriti një apel për gjak 0 pozitiv për njërin prej të plagosurve, konkretisht shtetasi I.Xh.
Ky i fundit mësohet se është Ildi Xheka, nga Bulqiza, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.
Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen Dasha Xheka, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.