Tymi i zi mbuloi zonën, kryebashkiaku doli me thirrjen urgjente për qytetarët

min lexim

Një zjarr i madh përfshiu dje zonën e Via Casilina në Romë.roma zjarri 

Shumë qytetarë raportuan në rrjetet sociale se kishin dëgjuar për shpërthime që vinin nga zona e parkut Centocelle në Romë.

Sipas Tg24, flakët nisën nga shkurret e një toke të papunuar ku po digjeshin grumbuj mbeturinash dhe kontejnerë të braktisur. Flakët kishin arritur gjithashtu në zonën e Torrespaccata dhe kishin përfshirë disa ndërtesa.

Policia e stacionit Quadraro evakuuoi banorët e dy ndërtesave në via Fadda pasi flakët ishin përhapur në  tendë në një nga ballkonet.

Zjarri përfshiu edhe makina në zonën e Via Palmiro Togliatti. Sipas asaj që raportojnë zjarrfikësit, zjarri ka filluar rreth orës 16:50 në via Casilina dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Reja e dendur e tymit është e dukshme në të gjithë pjesën lindore të kryeqytetit duke përfshirë zonën Cinecittà, rrethin Appio dhe qendrën e Romës, si dhe Circus Maximus.

Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve janë edhe karabinierë, policë dhe efektivë të policisë lokale.

“Situatë dramatike, mbyllni dritaret. Është një situatë dramatike. Zjarri ende nuk është vënë nën kontroll dhe falë erës po arrin edhe në zonën e Via Papiria. Ftojmë qytetarët të mbajnë dritaret mbyllur dhe të përdorin maska edhe në rrugë në zonë e prekur nga retë e dendura të tymit”,  deklaroi kryetari i bashkissë së 5-të të Romës, Mauro Caliste.

Në përfundim të shuarjes së zjarrit të madh që ka përfshirë zonën lindore të Romës, një informacion fillestar do t’i dërgohet Prokurorisë Publike. Ashtu siç ndodhi edhe për zjarret e tjera që kanë përfshirë kryeqytetin javët e fundit, magjistratët do të vijojnë me hapjen e dosjes hetimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po shndërrohen emigrimet e popullsisë në kërcenim të përgjithshëm për Kosovën

Story i radhës

3 shenja të besueshme që tregojnë se atij po i pëlqeni

Të fundit nga