Twitter thotë se të dhënat e disa përdoruesve janë ekspozuar

1 minut lexim

Twitter tha se një problem sigurie në kodin e aplikacionit ka çuar në ekspozimin e informacioneve të përdoruesve. Në një postim në blog publikuar ditën e Premte, kompania tha se aktorë të huaj përfituan nga një dobësi sigurie zero-ditore përpara se kompania të ishte në dijeni të saj dhe ta adresonte në Janar të 2022.

Problemi i sigurisë u zbulua nga një hulumtues sigurie e cili kontaktoi Twitter përmes programit të shpërblimit të Twitter për gjetjen e problemeve të sigurisë.

Kur Twitter mësoi për ekzistencën e saj, tha se nuk kishte “prova” që është përdorur nga hakerët.

Muajin e kaluar një individ tha Bleeping Computer se kishin përfituar nga avantazhet e një problemi sigurie dhe aksesuar të dhënat e 5.4 milionë llogarive.

Twitter tha se nuk e konfirmon dot numrin e përdoruesve të prekur por që do të njoftonte çdo përdorues për të cilin mëson se është ekspozuar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situatë e tensionuar te Lazio!

Story i radhës

​Shfrytëzoheshin nga rusët, Ukraina shemb dy ura në jug të vendit

Të fundit nga