Twitter-in mund ta presin më shumë probleme në të ardhmen e afërt. Në 2018-ën kompania nënshkroi një marrëveshje 1 miliardë dollarëshe me Google për të hostuar disa prej shërbimeve të saj në serverët e Google Cloud.
Platformer raportoi se Twitter së fundi kishte refuzuar të paguante gjigantin e kërkimit përpara rinovimit të kontratës më 30 Qershor. Raportohet se kompania po nxiton të largojë sa më shumë shërbime të saj prej infrastrukturës së Google përpara se kontrata të skadojë por përpjekja është shumë prapa me kohën.
Kështu rrezikohen disa shërbime të dalin offline si Smyte, një platformë që u ble nga Twitter në 2018-ën për moderimin e përmbajtjeve.
Nëse Twitter nuk arrin të migrojë sistemin në serverët e saj deri në fund të muajit, Platformer sugjeron se një mbyllje nga Google do të ndikonte direkt tek luftimi i spam dhe materialeve abuzuese.
Smyte ka shfaqur probleme me përballimin e kërkesave pas shkurtimit të stafit nga Musk. Në Dhjetor mësohet se Musk ka kërkuar nga ekipi i besueshmërisë dhe sigurisë informacion pse sistemi i automatizuar nuk e ka kapur një përdorues të Twitter Blue që po e imitonte.
Ekipi kishte informuar Musk se sistemi ka qenë jo-stabil duke rënë të paktën një herë në ditë.
Mungesa e stabilitetit ka qenë një problem i madh për Twitter 2.0. funksionalitete kyçe të saj shpeshherë kanë rënë ndërsa së fundi guvernatori i Florida Ron DeSantis kishte probleme me Twitter Spaces të cilët nuk përballonin dot fluksin e lartë të përdoruesve. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL