Raportohet se Twitter është duke zhvilluar një hapësirë të dedikuar për Podcastet. Kjo hapësirë do të vijë në formën e një tabi në fund të ndërfaqes të aplikacionit.
Në disa imazhe të publikuara tabi Podcast ka zëvendësuar tabin Spaces. Është e vështirë që Twitter të distancohet në këtë formë nga audiot live sidomos pasi investoi aq shumë në formatin në fjalë.
Twitter is working on Podcasts tab pic.twitter.com/64tTd3XPdu
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) March 2, 2022
Nëse Twitter do të sjellë një funksionalitet të tillë nuk do të përbënte çudi pasi Podcastet po shndërrohen në një biznes të madh vitet e fundit.
Spotify është një prej kompanive që ka investuar më së shumti. Edhe Facebook lançoi vitin e kaluar podcastet ndërsa Reddit aktivizoi bisedat vetëm audio. /PCWorld Albanian