Twitter ndalon shërbimin Blue për llogaritë e sapo hapura

1 minut lexim

Twitter ka ndryshuar rregullat e shërbimit me pagesë 8 dollarësh Blue për të parandaluar llogaritë e sapo hapura të marrin etiketën blu të verifikimit.

Ditën e djeshme kompania editoi faqen e ndihmës duke shtuar rregullin e ri që hyn në fuqi nga data 9 Nëntor.

Uebsajti shtoi se Twitter Blue do të jetë i disponueshëm për në iOS për përdoruesit në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Britani.

Ndërsa nuk shpjegoi arsyen e këtij kufizimi, lëvizja erdhi pasi një fluks individësh që po përdornin shërbimin për tu verifikuar me identitete që imitonin të tjerët.

Dita e djeshme përkoi me debutimin e Twitter Blue dhe përdoruesit mund të merrnin etiketën duke paguar.

Njerëzit menduan se tashmë mund të pretendojnë të jenë dikush tjetër me ndihmën e një etikete. Disa pretendonin se ishin LeBron James ndërsa një llogari e rreme e Nintendo America postoi një foto të karakterit Mario duke treguar gishtin e mesëm.

Një llogari e rreme e Valve postoi një cicërimë për një platformë të re. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tri shenja të Zodiakut do të takojnë dashurinë këtë dimër

Story i radhës

Bekteshi: Rryma nuk do të ketë shtrenjtim drastik

Të fundit nga