Twitter mund të ofrojë falas opsionin e shumëkërkuar

November 2, 2022
1 minut lexim

Twitter mund të fillojë së shpejti të tarifojë përdoruesit që duan etiketën blu të verifikimit 8 dollarë në muaj, por Elon Musk raportohet se kërkon tu japë të gjithë përdoruesve të drejtën për të edituar cicërimat e tyre pas publikimit.

Aktualisht butoni “edit” i Twitter është i disponueshëm vetëm për abonentët e Twitter Blue që kushton 4.99 dollarë muaj dhe ofrohet vetëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Funksionaliteti ju jep përdoruesve mundësinë për të ndryshuar cicërimat brenda 30 minutash nga publikimi i tyre duke përfshirë edhe një historik të ndryshimeve.

Musk nuk ka folur publikisht deri në këtë moment për një opsion të tillë. Funksionaliteti ishte një prej temave më të diskutuara dhe opsioneve më të kërkuara në platformë ngritur nga vetë Musk në Pranverë.

Më vonë Twitter do të konfirmonte se ishte duke punuar për një buton të tillë për të mësuar më vonë se do të ishte me pagesë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A bëhet më i vështirë menaxhimi i stresit me moshën?

Story i radhës

Dinari serb nga sot është në kursin e Bankës Popullore të Maqedonisë

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë