Twitter lejon ndryshimin e cicërimave deri në 30 minuta nga publikimi

1 minut lexim

Javën e kaluar Twitter njoftoi se më fund do të prezantojë një buton për editimin e cicërimave që përdoruesit e kanë kërkuar thuajse që kur aplikacioni debutoi.

Edhe pse e dinim se përdoruesit mund të editojnë postimet e tyre deri në 30 minuta pas publikimit, tashmë mësuam se vetëm 5 ndryshime janë të lejueshme.

Një prej shqetësimeve kryesore për lejimin e ndryshimit të postimeve është alternimi i tyre deri në ndryshimin e kuptimit dhe qëllimit për të cilin ishte shkruar më herë.

Si rezultat mund të përdoret më pas për të përhapur informacione të gabuara, mashtruar njerëzit apo skema të ngjashme.

Kështu është aplikuar një limit prej 5 ndryshimesh për të parandaluar abuzimin.

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë të Twitter Blue dhe të debutojë në fund të muajit fillimisht në Zelandën e Re. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Për tejkalimin e krizës energjetike nevojitet bashkëpunim i mirë rajonal

Story i radhës

Maqedonia, dy ndeshje miqësore në muajin nëntor

Të fundit nga