Twitter gati të pranojë ofertën e blerjes nga Elon Musk

April 25, 2022
1 minut lexim

Twitter është gati të pranojë ofertën prej 43 miliardë dollarësh të Elon Musk pasi manjati i makinave elektrike Tesla ofroi blerjen e kompanisë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Marrëveshja pritet të bëhet publike të Hënën vonë pas bordi të mblidhet dhe të rekomandojë transaksionin për aksionerët. Por ekziston mundësia që marrëveshja të dështojë në minutën e fundit.

Musk është njeriu më i pasur në botë sipas Forbes dhe javët e fundit është duke negociuar për blerjen e Twitter ndërsa Tesla nuk është e përfshirë në marrëveshje.

Musk është shprehur se Twitter duhet të bëhet kompani private në mënyrë që të jetë një platformë e lirisë së shprehjes.

Marrëveshja mund të vijë vetëm pak ditë pasi Musk zbuloi paketën financiare për të mbështetur blerjen. Kjo bëri që bordi drejtues i Twitter ta trajtonte situatën me më seriozitet dhe shumë aksionerë i kërkuan kompanisë të mos e lënë këtë mundësi të humbasë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të ndërpritet greva në arsim? SASHK-u raund të ri bisedimesh në Qeveri

Story i radhës

Debati: A është Albin Kurti veteran i UÇK-së?

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë