Twitter bllokon aplikacionet palëve të treta që sillen si aplikacionet zyrtare të rrjetit social

Twitter ka përditësuar rregullat e saj për zhvilluesit duke dëbuar klientët e palëve të treta pothuajse një javë pasi në heshtje bllokoi aksesin e aplikacioneve në platformën e saj duke mos ofruar asnjë shpjegim se çfarë po ndodhte.

Rregullat e reja deklarojnë se API e Twitter nuk mund të përdoret për të krijuar shërbime dhe produkte të ngjashme me aplikacionet e Twitter.

Rregullat u përditësuan ditën e Enjte dhe e bëjnë të qartë çfarë do të thotë: Aplikacione Twitter ju referohet shërbimeve, produkteve, uebsajteve, uebfaqeve, platformave dhe aplikacioneve për konsumatorët.

Klauzola që dëbon shërbimet alternative është shtuar në një përditësim të fundit. Ndryshimi vjen pasi Twitter në heshtje nxori jashtë funksioni klientë popullorë të palëve të treta si Tweetbot dhe Twitterific që prej 12 Janarit.

Asokohe zhvilluesit pas aplikacioneve thanë se nuk kishin marrë asnjë komunikim nga kompania rreth asaj çfarë po ndodhte. Më pas më 17 Janar llogaria e zhvilluesve e Twitter tha se ishte duke implementuar rregulla të reja të përdorimit të API-ve që mund të çojë në mosfunksionimin e disa aplikacioneve.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë emisarët arrijnë në Qeverinë e Kosovës

Story i radhës

​Iu gjetën dokumente të falsifikuara, Biden: Nuk pendohem, do zbulohet se nuk është asgjë shqetësuese

Të fundit nga