Twitter lançoi ditën e sotme një buton edit për herë të parë pas disa vitesh debate nëse një funksionalitet i tillë duhet të ekzistojë në rrjetin social.
Funksionaliteti do të jetë së shpejti i disponueshëm për përdoruesit që paguajnë 4.99 dollarë në muaj për abonimin Twitter Blue.
“Edit Tweet” do tu mundësojë përdoruesve të ndryshojnë përmbajtjen e një cicërime për deri në 30 minuta nga momenti i publikimit.
Cicërimat të cilat ndryshohen do të kenë një etiketë që përdoruesit e tjerë mund ta shohin dhe të kuptojnë nëse është ndryshuar së bashku me versionet e kaluara të postimit.
Aktualisht kompania po teston funksionalitetin me një numër të vogël përdoruesish për të zgjidhur probleme të minutës së fundit.
Në javët në vijim do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Twitter Blue. Prej vitesh ka pasur diskutime brenda kompanisë por edhe jashtë saj lidhur me ekzistencën e një funksioni të tillë.
Në 2020-ën ish CEO i kompanisë Jack Dorsey ishte shprehur se një buton i tillë me shumë gjasa nuk kishte për të ndodhur. /PCWorld Albanian