TV 24 në Maqedoninë e Veriut i referohet Kosovës si “Kosovo Metohija”, a duhet të reagojë Këshilli për etikë në media?

December 12, 2022
min lexim

Shkup, 12 dhjetor – Situata në veri të Kosovës është tensionuar, e ne për këtë jemi të informuar përmes raportimit mediatik të gazetarëve që ndodhen atje në terren. Prandaj, si në çdo rast tjetër, e sidomos në raste kur situata është e tensionuar qoftë edhe një titull provokues ka ndikim negativ në informim. Ajo për të cilën qytetarët kanë nevojë tani nga mediat është vetëm raportim i saktë dhe i drejtë. Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin qëndrimet e mediave se anën e kujt mbajnë, por kanë nevojë të informohen saktë dhe drejtë. Gjatë informimit për situatën në veri një televizion nga Maqedonia e Veriut i është referuar Republikës së Kosovës si krahinë e Serbisë si dhe me gjuhën e narrativin e presidentit të Serbisë, Alekasandër Vuçiq, “Kosovo Metohija”, kjo është një shkelje e kodit etik gazetaresk dhe për këtë duhet të ketë edhe reagim nga Këshilli për etik në media në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

 

TV 24 në Maqedoninë e Veriut Kosovës i referohet si “Kosovo i Metohija”, a duhet të reagojë Këshilli për etik në media?

Etnocentrizmi dhe anti-shqiptarizmi janë tiparet poseduese të këtij lajmi që është publikuar nga ky televizion, lajm kryesisht me përmbajtje të pavërteta dhe tendencioze si dhe që tregojnë qartazi se në anë e kujt janë të rreshtuar. Veprim në kundërshtim me kodin etik gazetaresk që nuk raporton drejt, një shteti të pavarur si Republika e Kosovës, ky televizion i referohet si krahinë, e kjo nuk duhet të përfundojë me kaq.

Këshilli për etikë në media në Maqedoninë e Veriut duhet të reagojë dhe mos të lejojë që një rast i tillë të kalojë në heshtje, sepse ky lajm i porositur është kontaminues për skenën mediatike në Maqedoninë e Veriut. Një sanksion ndëshkues ndaj këtij televizioni do të shërbente në pastrimin e skenës mediatike nga këto “televizione” që vetëm media nuk janë, gjithçka tjetër mund të jenë.

Gjuha e urrejtjes, lajmet pavërteta, shpifjet, janë tipare që një medium nuk respekton asnjë standard profesional gazetaresk dhe kjo qartazi tregon që në emër të mediave bëhet propagandë për çështje interesi.

Pse duhet të reagojë Këshilli për etik në media në Maqedoninë e Veriut(KEMM)?

Në rastin kur një televizion një shtetit të pavarur, Republikës së Kosovës, i referohet me titull sikur të jetë krahinë serbe, ndërkaq në të njëjtën kohë kemi të bëjmë me shtetin pavarësinë e të cilit e ka njohur edhe shteti ku vepron ky televizion (Maqedonia e Veriut), kjo veçmë është shkelje që nuk duhet të kalojë me vërejtje por domosdoshmërisht duhet të ketë ndëshkim.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e bazuar në parimin e vullnetit të lirë, që bashkon anëtarët e tij për të realizuar qëllimet dhe aktivitetet e përcaktuara me statutin e organizatës dhe me principet themelore të misionit dhe vizionit të KEMM.

Këshilli është organ për vetë-regullimin e mediave dhe aktivitetin e vet kryesisht, e bazon mbi verifikimin e sanksioneve publike morale për ato media të cilat nuk i respektojnë standardet. Përderisa në misionin e KEMM është përcaktuar se do të reagojnë në çdo lloj të shkeljes të realitetit etik edhe profesional në mënyrë të përgjithshme, si dhe në vizionin e saj që synon mediat në Maqedoni t’i pranojnë principet e gazetarisë profesionale dhe etike, kjo më veçse e obligon këtë Këshillë që të reagojë për situatën në fjalë.

Çfarë përmbajtje ka lajmi i rremë dhe propagandues i publikuar nga TV 24 në Maqedoninë e Veriut?

Bëhet fjalë për një “lajm” që është kryekëput propagandues dhe tendencioz, më shumë dez-informues se sa informues, i porositur dhe i përgatitur sipas porosisë, lajmi përbëhet na pesë paragraf që në brendësi të lajmit më shumë se shtatë herë përmendet referimi jo i saktë si “Kosovo i Metohija”, për shtetin e pavarur të Kosovës.

“Një numër i madh i qytetarëve të Zubin Potokut janë mbledhur para ndërtesës së komunës, prej nga kanë nisur një shëtitje proteste nëpër rrugë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me të gjitha zhvillimet e deritanishme. Në faqen zyrtare në Facebook “Zubin Potok” thuhet se kanë vendosur për shkak të demonstrimit të forcës nga ana e anëtarëve të ROSU-së dhe maltretimit të banorëve të Ibarski Kolasinit dhe kanë thënë se do të bëjnë rezistencë paqësore për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka shkruar TV 24.

Pra, ka transmetuar një të pavërtetë që është publikuar në rrjetin social “facebook”, në faqen zyrtare të Komunës së Zubin Potokot, sepse lajmin që njësiti special ka hyrë në këtë Komunë e kanë demantuar menjëherë nga Qeveria e Kosovës, duke e cilësuar si lajme jo të vërteta dhe jo profesionale.

Megjithatë, ky duhet të një shembull se si mediat nuk duhet të luajnë me ndjenjat e qytetarëve në asnjë situatë e aq më pak në situata tensionuese. Raportimi mediatik luan një roë të rëndësishëm në informimin e qytetarëve nga ku pastaj rrjedhin edhe procest tjera, qytetarët e painformuar mund të marrin edhe veprime të gabuara. Prandaj, informimi i saktë dhe i drejtë krijon mundësi që situata të rrjedh në mënyrë të qetë. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FBK thërret në takim urgjent kryetarët e klubeve të basketbollit

Story i radhës

Pulisic futbollist perfekt për Arsenalin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë