Juventus mbetet një temë e hapur diskutimi, pasi prokuroria ka kërkuar edhe 40 ditë të tjera kohë për të përfunduar hetimet.
E përditshmja torineze, “Tuttosport”, ngre alarmin pasi dyshohet se dënimi me -15 pikë të hequra, mund të shkojë në dyfishim, pra -30 pikë, gjë e cila do të bënte që bardhezinjtë të përfundonin në zonën e kuqe, atë të rrezikut.
Duket se Juventus ndodhet në probleme të mëdha, edhe pse në fakt kreu i ri i klubit ka bërë të ditur disa ditë më parë se ai do të merret me këtë çështje.
Titulli i faqes së parë nga “Tuttosport” ishte: “Dëshirojnë ta dërgojnë Juven në Serie B?”.