Të paktën 120 pasgoditje kanë ndodhur pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore, sipas një përditësimi nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Të gjitha pasgoditjet janë tërmete individuale. Por, për sa kohë që ato nuk janë më të forta se tërmeti origjinal, kryesor, ato konsiderohen si pasgoditje, shkruan CNN.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), i cili raporton vetëm pasgoditjet më të rëndësishme që ndihen në të vërtetë nga ata në zonën e tërmetit, ka raportuar të paktën 43 pasgoditje me magnitudë 4.3 ose më të madhe.
Tri nga pasgoditjet kanë qenë me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 që ka goditur 95 kilometra (59 milje) në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor të mëngjesit, sipas USGS.
Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra (rreth 186 milje) përgjatë zonës së thyerjes që ka shpërthyer në Turqinë jugore – e orientuar nga jugperëndimi në verilindje dhe që shtrihet nga kufiri me Sirinë deri në provincën e Malatya, shkruan CNN, përcjell KosovaPress
Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2 mijë e 318 pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që ka tronditur sot në mëngjes Turqinë jugore.
Burimi: GAZETA.MK