turqia prezanton robotin inteligjent per zbulimin e minave 686c3f6d4f5fe

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

July 7, 2025
1 minut lexim

Kompanitë turke të mbrojtjes ‘Mesan Electronics’ dhe ‘Esetron’ kanë zhvilluar së bashku një robot pa pilot të projektuar për të zbuluar mina dhe pajisje shpërthyese të improvizuara (IED), të cilin e prezantuan në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) në Stamboll.

Duke vepruar në mënyrë autonome ose nga distanca, roboti kombinon teknologjitë e përparuara të sensorëve të kompanisë ‘Mesan Electronics’ dhe platformën kompakte dhe të qëndrueshme të robotit të kompanisë ‘Esetron’ për të zbuluar mina anti-personel dhe anti-tankt, IED, kabllo, tela shkrehës dhe linja shkrehëse.

Koka e skanimit mund të ndërrohet sipas nevojave operacionale, duke u lejuar forcave të sigurisë të kryejnë operacione efektive zbulimi në zona të rrezikshme dhe me më pak mundësi për të shkaktuar viktima.

Sistemi u zhvillua për t’u përdorur në operacione përtej kufirit, në përpjekjet kundër terrorizmit, në pastrimin e minave dhe në sigurimin e perimetrit të posteve ushtarake.

Roboti i lehtë ka një dizajn modular dhe mund të transportohet nga një person i vetëm dhe të përshtatet shpejt për t’u përdorur në lloje të ndryshme misionesh.

Vendet afrikane, të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit kanë treguar kërkesë të fortë për produktin, duke zbuluar potencialin e tij të eksportit.

Dërgesat e para të sistemit robotik janë planifikuar të bëhen për njësitë turke të sigurisë këtë vit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku imri ahmeti plus 4 sonte zyrtarizuam kandidaturen e njeriut me meritor per transformimin e lipjanit 686c3eb8cb8ab
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit

zelensky bisedon me kryeministrin britanik mbeshtetja e re ushtarake ne horizont 686c3fa95518f
Lajmi i radhës

Zelensky bisedon me kryeministrin britanik, mbështetja e re ushtarake në horizont

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë