abdixhiku imri ahmeti plus 4 sonte zyrtarizuam kandidaturen e njeriut me meritor per transformimin e lipjanit 686c3eb8cb8ab

Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit

July 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin si kandidat për një mandat të ri në krye të Komunës së Lipjanit. Në një postim në FB, Abdixhiku e cilësoi Ahmetin si “njeriun më meritor për transformimin e Lipjanit”, duke vënë në pah përvojën e përkushtimin që ai ka ndër vite në udhëheqjen e komunës.

“Misioni vazhdon – me më shumë përkushtim, me më shumë vullnet,” shkroi ai.

“Prandaj, si gjithëherë, edhe këtë herë, Imri Ahmeti +4!”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Imri Ahmeti për Lipjanin.

Sërish. Me besim. Me përvojë. Me përgjegjësi.

Sonte, në zyrtarizimin e kandidaturës së njeriut më meritorë për transformimin e Lipjanit, Imri Ahmetit. Misioni vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë vullnet.

Me Imriun dhe LDK-në, Lipjani ka njohur zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përfaqësim me dinjitet. Pas çdo projekti, pas çdo shkolle, rruge, investimi publik, është angazhimi i një ekipi që nuk ka ndalur kurrë – i udhëhequr nga një kryetar kampion, një mik i pashoq; e një bashkëpunëtorë që të motivon.

Sot, Lipjani nuk është thjesht një komunë më shumë. Është një model i qeverisjes së mirë në Kosovë. Model i LDK-së. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ka ndodhur sepse kemi pasur njerëz që dinë, që punojnë, dhe që shërbimin ndaj qytetit e ka parësor.

Prandaj, si gjithëherë, edhe këtë herë, Imri Ahmeti +4!

Me të parën!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy ekipe do te ofrojne 60 milione euro per transferimin e yllit te real madridit 686c3e7d66248
Lajmi i mëparshëm

Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit

turqia prezanton robotin inteligjent per zbulimin e minave 686c3f6d4f5fe
Lajmi i radhës

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë