Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Turqisë për të lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Diplomatja amerikane shkruan në Tëitter se Presidenti Putin kërkoi që të dobësonte NATO-n, por e kundërta ndodhi.
Sipas saj, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar kundër agresionit rus.
“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.
Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.