Turqia: Hamasi një lëvizje rezistence, jo terroriste

1 minut lexim

Ministri i Jashtëm Hakan Fidan e përshkroi Izraelin si një fuqi pushtuese, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij austriak, Alexander Sulenberg.

“Ashtu siç ishte e gabuar të vriteshin hebrenjtë e pafajshëm në kampet e përqendrimit, po aq gabim është vrasja e fëmijëve të pafajshëm palestinezë”, tha ministri i Jashtëm turk.

“Para së gjithash, ne duhet ta nënvizojmë këtë. Lufta këtu nuk është një luftë që vjen nga hiçi. Ka një okupim.

Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të bënte asgjë në këtë situatë. Si Turqi, ne dënuam vrasjen e civilëve në 7 tetori vrasja sistematike e mëvonshme e mijëra palestinezëve nga Izraeli që e ka bërë një rajon të tërë të pabanueshëm është një krim kundër njerëzimit”, argumentoi Fidan.

“Hamasi është një lëvizje rezistence, jo një lëvizje terroriste. Ne po përballemi me një rezistencë të armatosur që po mbron tokën e tij,” këmbënguli ai, pavarësisht reagimit ndërkombëtar kundër organizatës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete, arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania

Story i radhës

Vëllezërit Bajoku në Bullgari

Të fundit nga