Turqia goditet sërish nga një tërmet me fuqi prej 5 magnitudë

Turqia assesi të gjejë qetësi, pasi pak çaste më parë është goditur sërish nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 magnitudë, raporton EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Kujtojmë që Turqia dhjetë ditë më parë u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.

Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon debati mbi shkarkimin e Bekim Sali, votimi nuk bëhet sonte!?

Story i radhës

Gjykimi kundër Muhamed Zekirit shtyhet për më 21 shkurt

Të fundit nga