turqia eshte gati te evakuoje ushtaret e azovstalit 628025b793e63

Turqia është gati të evakuojë ushtarët e Azovstalit

May 14, 2022
1 minut lexim

Turqia është më se e gatshme që të dërgojë një anije shpëtimi për të gjithë të mbeturit në fabrikën e çelikut të Mariupolit, Azovstal.

Qofshin civilë apo ushtarë, Ankaraja zyrtare është e gatshme të ndërmarrë një operacion evakuimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për shtyp i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Rrethimi i Mariupolit vijon tashmë prej muajsh nga ana e ushtarëve rusë, ku i vetmi vend i padepërtuar është pikërisht uzina e Azovstalit.

Një numër i lartë civilësh është evakuuar ditët e shkuara nga Mariupoli, por mendohet se ende ka persona të bllokuar në fabrikë, përtej ushtarëve azov, të cilët është e sigurt se ndodhen aty.

Pikërisht kjo vendodhje është kthyer edhe ndër më të rëndësishmet, për shkak të rëndësisë strategjike që mbart.

Mariupoli ka një ndër portet jugore më të rëndësishme krahas atij të Odessas. Teksa, lidhja që qyteti i bën Krimesë me Ukrainën lindore, i jep edhe më shumë vlerë për rusët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ike ne dubai kur isha une ne big brother donaldi thumbon keq
Story i mëparshëm

‘Ike në Dubai kur isha unë në Big Brother’! Donaldi thumbon keq Beatrix

blinken do te udhetoje per ne berlin per te diskutuar pergjigjen ndaj luftes 62802aad1ed7c
Story i radhës

Blinken do të udhëtojë për në Berlin për të diskutuar përgjigjen ndaj luftës

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton
ShkoLartë