turqia dhe maqedonia e veriut nenshkruajne memorandum per bashkepunim ne fushen e statistikave 6ae38b77bf1b5

Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në fushën e statistikave

October 29, 2026
min lexim

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) dhe Enti Shtetëror i Statistikave i Maqedonisë së Veriut kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e statistikave, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi me shkrim nga TUIK-u, kryetari i këtij institucioni, Mehmet Arabaci ka marrë pjesë në Konferencën e 111-të të Kryetarëve të Instituteve Kombëtare të Statistikave të Evropës, e cila u mbajt në Bernë të Zvicrës.

Konferenca, e cila organizohet çdo vit në kuadër të Sistemit Evropian të Statistikave, nën mikpritjen e institutit kombëtar të statistikave të një vendi të ndryshëm, këtë vit u organizua nga Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës, në bashkëpunim me Zyrën e Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat).

Konferenca mblodhi drejtuesit e instituteve kombëtare të statistikave të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të teknologjisë.

Në konferencë u diskutua besueshmëria e statistikave zyrtare

Në konferencën e mbajtur me temën “Të dhënat dhe statistikat zyrtare të gatshme për inteligjencën artificiale”, u diskutuan ndikimet e inteligjencës artificiale në prodhimin, publikimin dhe përdorimin e statistikave zyrtare, qasja në të dhëna dhe ripërdorimi i tyre në mënyrë të përgjegjshme si dhe ruajtja e besueshmërisë së statistikave zyrtare.

Gjithashtu, u theksua përshtatja e statistikave zyrtare me nevojat në ndryshim të përdoruesve, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet zyrave kombëtare të statistikave dhe përcaktimi i përparësive dhe standardeve të përbashkëta për të ardhmen e Sistemit Evropian të Statistikave në epokën e inteligjencës artificiale.

Në kuadër të konferencës, kryetari i TUIK-ut, Arabaci zhvilloi takime dypalëshe me kryetaren e Eurostatit, Mariana Kotzeva si dhe me drejtues të lartë të institucioneve pjesëmarrëse. Gjatë takimeve u shqyrtuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional, shtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet TUIK-ut dhe Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të konferencës, TUIK-u dhe Enti Shtetëror i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e statistikave.

Memorandumi synon shtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave lidhur me standardet dhe metodat ndërkombëtare të statistikave, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta të bashkëpunimit teknik, organizimin e vizitave të ekspertëve, punëtorive dhe seminareve si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rokas maqedonia e veriut po ben perpjekje te medha per mjedisin be ja do ta mbeshtese 6ae37120e5323
Lajmi i mëparshëm

Rokas: Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të mëdha për mjedisin, BE-ja do ta mbështesë

jete luksi kjo eshte pasuria e kryeprokurores se pejes lumturije vucetaj e perfshire ne rastin e arlinda zekaj 6ae38bd5e696a
Lajmi i radhës

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

Të fundit nga

Motra e Kate Middelton në grindje me fqinjët:

Pippa Middleton (43) dhe bashkëshorti i saj James Matthews (51) kanë krijuar një parajsë luksoze në pronën e tyre në Kintbury, por duket se marrëdhëniet me fqinjët janë tensionuar. Motra e Princeshës
ShkoLartë